Raporti i OBSH: “Epidemia” e obezitetit në Shqipëri, 1 në 3 fëmijë mbipeshë

5 Nëntor 2025 | 19:56

Obeziteti dhe mbipesha tek fëmijët e moshës shkollore në Shqipëri është mbi mesataren europiane.

Gjetjet e fundit të Raundit të 6-të të Iniciativës Evropiane të Mbikëqyrjes së Obezitetit në Fëmijëri tregojnë se 1 në 4 fëmijë të moshës 7–9 vjeç janë mbipeshë dhe në 10 obezë. Në të dyja rastet djemtë kanë tendencë më të lartë.

Por kur flasim për Shqipërinë shifrat ngjiten edhe më lartë.

Vendi ynë ka analizuar situatën tek fëmijët në moshën 8 vjeçare dhe u pa se 31,4% e tyre janë mbi peshë.

Ndërkohë obeziteti haset tek 14,5% e fëmijëve të moshës 8 vjeçare. Në të dyja rastet verehet diferencë e ndjeshme mes djemve dhe vajzave veçanërisht në rastin e obezitetit, ku thuajse 1 në 5 djem janë obezë, përkundrejt 1 në 10 vajza.

Një risi në këtë raport ishte dhe mbledhja e të dhënave mbi perceptimin e prindërve, e cila zbuloi një boshllëk të madh në vetëdije. Në përgjithësi, gati dy të tretat, pra 66% e fëmijëve me mbipeshë perceptoheshin nga prindërit e tyre si me peshë normale ose madje nën peshë. Në të gjitha vendet ku ishin të disponueshme të dhënat, më shumë se gjysma e prindërve të fëmijëve me mbipeshë nënvlerësuan peshën e fëmijës së tyre.

Ekspertët e OBSH apeluan për marrjen e masave të menjëherëshme pasi shkalla e mbipeshës dhe obezitetit në vendet e Rajonit Evropian të OBSH-së mbetet vazhdimisht e lartë, duke nxitur diabetin, kancerin, sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundje të tjera jo të transmetueshme që rrezikojnë jetën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata e Vlorës lë në burg dy punonjës të sigurisë private, të arrestuar pas incidentit në Zvërnec

Dy punonjësit e sigurisë private, Artur Grami dhe Gazmend Vathi, kanë dalë ditën e djeshme para Gjykatës së Vlorës, pas arrestimit të tyre në lidhje...
15:53 | 05/06/2026

Lumë njerëzish në lamtumirën e fundit të Enea Mekollit, Dëshmor i Atdheut (VIDEO)

Enea Mekolli, efektivi i Shqiponjave i vrarë një ditë më parë gjatë operacionit për kapjen e një të shumëkërkuari u përcoll për në banesën e...
14:54 | 05/06/2026

Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit të “Rrugores” i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në kryeqytet, ku një efektiv i Policisë Rrugore, në krye të detyrës pranë zonës...
14:39 | 05/06/2026