Ligji për barazinë gjinore, Balla: Këtë amendament e ka firmosur Berisha në 2011

6 Nëntor 2025 | 11:12

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit këtë të enjte, theksoi se ligji garanton qartë barazinë gjinore në Shqipëri.

Sipas tij, ky ligj është firmosur nga Sali Berisha në 2011 dhe e ratifikuar në Kuvend në vitin 2012.

“Ju sfidoj të lexoni ligjin kundër diskriminit, e ka miratuar Berisha në vitin 2010. Në ligj sanksionohet qartë si gjini në Shqipëria burra dhe gra. Kjo është rregulluar dhe me amendamentit e propozuar prej meje dhe 2 kolegëve të tjerë. Dhe për këtë amendament, informoj është konventa e Stambollit e ratifikuar nga Shqipëria e firmosur nga Berisha në 2011 dhe e ratifikuar në Kuvend në vitin 2012. Këtë ratifikim e kam votuar dhe unë.

Politizimi i kësaj çështje nuk ka të bëjë me këtë ligj. Në ligj thuhet qartë, në Shqipëri nuk do të ketë më gra që do të paguhen më pak se burrat se janë gra. Gratë dhe burrat do të paguhen të gjithë njësoj. Është qëndrimi i kësaj partie që sot në parlament kemi më shumë gra dhe vajza që nga viti 1920. Angazhimi  ynë është që një ditë këtu të kemi 70 burra dhe 70 gra. Ai që del sot këtu është kundër barazisë gjinore”, u shpreh Balla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026