“Dëgjojeni brengën tonë,” prindërit e gazetarit bjellorus u kërkojnë ndihmë ndërkombëtarëve

27 Maj 2021 | 16:56

Prindërit e Roman Protasevich, gazetarit bjellorus të arrestuar në Minsk pas devijimit dhe uljes së një avioni të Ryanair të dielën, u kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të bëjnë gjithçka për të ndaluar taktikat “e liga” të Alexander Lukashenko dhe të shpëtojnë djalin e tyre.

Protasevich, një disident i internuar dhe një kritik i regjimit të Lukashenkos, së bashku me të dashurën e tij Sofia Sapega u arrestuan pasi avioni i tyre u ul në Bjellorusi.

Zyrtarët thonë se devijimi dhe ulja e avionit erdhi si pasojë e një njoftimi për bombë. Megjithatë, deri më tani nuk është gjetur asnjë provë për ta vërtetuar këtë pretendim dhe liderët ndërkombëtarë akuzojnë Bjellorusinë se e kanë arrestuar gazetarin nëpërmjet hileve dhe mashtrimeve.

Prindërit e Protasevich, Natalia dhe Dmitry Protasevich, duke folur në një konferencë për shtyp, thanë se djali i tyre po torturohej dhe u benë thirrje liderëve në botë të ngrinin sanksione kundër Bjellorusisë dhe të kërkonin lirimin e djalit të tyre Roman.

“Ju lutem, dëgjojeni ulërimën e zemrës sime. Ndodhemi në një situatë të tmerrshme. Ai donte vetëm të ndihmonte vendin e tij, bashkëqytetarët e tij. Kërkojmë mbështetjen tuaj në shpërndarjen e këtij informacioni”, tha Natalia Protasevich.

“Djali im Roman është rrahur. Unë e njoh djalin tim, ja njoh tiparet. Sigurisht që nuk jam kirurge apo doktore për të dhënë deklarata, por mund ta kuptoj se poshtë gjithë asaj pudre që i kanë vendosur në fytyre, me shumë gjasa i kanë thyer hundën. Ai kishte shenja në qafë. Nga fytyra ai dukej se ishte torturuar vazhdimisht”, tha Natalia duke iu referuar një videoje që ishte publikuar së fundmi.

Prindërit e Protasevich thonë se djalit të tyre nuk i lejohet të ketë vizitorë dhe as doktorë. Babai i gazetarit beson se vendndodhja po mbahet sekrete për të “fshehur të gjitha gjërat e liga që ata po i bëjnë njerëzve”.

 

Lexoni gjithashtu:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026