Arrestohet autori i vrasjes së 2 vëllezërve në Kosovë

7 Nëntor 2025 | 09:15

Prokuroria Themelore në Gjakovë njoftoi se është arrestuar i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Golluboc të Malishevës.

A.I. kishte qenë në arrati pas vrasjes së dyfishtë në Malishevë më 6 nëntor.

Autoritetet njoftuan se ndaj A.I. do të paraqesin kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, tha një ditë më parë se dorasi i dyshuar dhe viktimat kishin raporte familjare. Mediat raportuan se ai ishte dhëndri i viktimave.

Sa i përket motivit të vrasjes së dyfishtë, prokurori Gashi tha se “nuk e dimë saktësisht”.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë konfirmuan se A.I. kishte pasur precedentë penalë. Ai ishte dërguar në paraburgim në prill të këtij viti dhe ndaj tij atëbotë ishte ngritur aktakuzë për “dhunë në familje” dhe “kanosje”.

Policia e Kosovës tha se i dyshuari i kishte qëlluar dy vëllezërit me armë zjarri pak para mesditës të së enjtes. Viktimat ishin dërguar më pas në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin e afërt, Kijevë, ku mjekët konstatuan vdekjen e tyre.

Vrasja e tyre vjen pak muaj pasi në pjesë të ndryshme të vendit ndodhën pesë vrasje vetëm në muajin gusht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur këtë të mërkurë në emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhilli. Sveçla ka komentuar deklaratat e ministres...
22:08 | 15/07/2026

“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në Kosovë në një intervistë për Euronews Albania ka folur mbi deklaratën e ministres serbe, Snežana Paunović, e...
22:07 | 15/07/2026

Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kërkesës për shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë, duke bërë të ditur...
20:17 | 15/07/2026