Prokuroria pas vrasjeve në Malishevë: I dyshuari kishte të kaluar kriminale

6 Nëntor 2025 | 17:13

Dy vëllezër të moshës madhore janë vrarë me armë zjarri të enjten në fshatin Golluboc të Malishevës, kanë konfirmuar autoritetet kosovare.

Policia është ende në kërkim të autorit të dyshuar, i cili sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka të kaluar kriminale dhe më herët gjatë këtij viti ka qenë në paraburgim.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, tha për Radion Evropa e Lirë se ndaj personit të dyshuar, A.I., më 6 prill 2025 ishte caktuar masa e paraburgimit, ndërsa një ditë më pas ishte ngritur aktakuzë për veprat penale “dhunë në familje” dhe “kanosje”.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, konfirmoi se bëhet fjalë për një vrasje të rëndë, të dyfishtë, ndërsa shtoi se policia dhe prokuroria janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet për kapjen e autorit, i cili është ende në arrati.

“Viktimat dhe i dyshuari kanë raporte familjare, por motivet e saktë të krimit ende nuk dihen,” tha Gashi, duke shtuar se informacionet do të verifikohen para se të publikohet një njoftim zyrtar.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, i dyshuari ka qëlluar viktimat me armë zjarri pak para mesditës. Të plagosurit u dërguan në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Kijevë, ku mjekët konstatuan vdekjen e tyre.

“Njësitë policore reaguan menjëherë dhe dolën në vendin e ngjarjes,” tha Elezi.

Ndërkohë, drejtori i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, konfirmoi për mediat lokale se i dyshuari është dhëndri i viktimave, ndërsa sipas hetimeve fillestare, motiv i mundshëm i vrasjes ka qenë një fjalosje mes tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026