Tesla prezanton robotin Optimus, Musk: Do të jetë një kirurg i jashtëzakonshëm

7 Nëntor 2025 | 13:01

Gjatë Ekspozitës së 8-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE), në rajonin e Azi-Paqësorit, të enjten, Tesla prezantoi robotin humanoid Optimus, i krijuar për t’u përdorur si në shtëpi ashtu edhe në industri.

Në të njëjtin event, ajo prezantoi gjithashtu Cybercab-in e saj me dy vende.

Roboti Optimus i kompanisë Tesla Inc. do të ndihmojë në eliminimin e varfërisë dhe krimit, deklaroi drejtori ekzekutiv Elon Musk gjatë mbledhjes vjetore të aksionerëve.

Musk theksoi gjithashtu parashikimin e tij se Optimus ka “potencialin të jetë produkti më i madh i të gjitha kohërave.”

Sipas raportimeve, Optimus është roboti humanoid me dy këmbë i Tesla-s, ende në fazë zhvillimi dhe jo i hedhur në treg. Më herët, Musk ka theksuar se këta robotë do të jenë aq të avancuar sa do të mund të punojnë në fabrika apo të kujdesen edhe për fëmijët.

Të enjten, ai ngriti edhe më lart pritshmërinë për këtë robot, duke u shprehur se: “Optimus do të jetë një kirurg i jashtëzakonshëm,” tha Musk.

Sipas tij, me Optimus dhe drejtimin autonom “mund të krijohet një botë pa varfëri, ku të gjithë kanë akses në kujdesin më të mirë mjekësor”.

Ndërkoh, Musk shtoi se Tesla pritet të demonstrojë një version të ri të robotit, të quajtur V3, në tremujorin e parë të vitit 2026.

Mdërkohë, ekspozita CIIE në Shangai mbetet një platformë kyçe për prezantimin e inovacioneve teknologjike globale, ndërsa prania e Cybercab dhe Optimus konfirmon ambicien e Teslës për të udhëhequr të ardhmen e lëvizshmërisë inteligjente dhe automatizimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026