Vodhi lekë dhe sende me vlerë në një banesë në Elbasan, arrestohet 31 vjeçari
Është vënë në pranga këtë të premte nga policia shtetasi Xh. M., 31 vjeç., pasi dyshohet se një muaj më parë ka vjedhur disa sende me vlerë dhe një shumë lekësh në një banesë në Elbasan.
Sipas raportimeve, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas më datë 19.10.2025, ka hyrë në banesën e shtetasit E. L., në lagjen “Katund i Ri”, Elbasan, kur ky i fundit nuk ishte në banesë, dhe ka vjedhur sende me vlerë dhe një shumë parash, rast për të cilin pronari i banesës e kallëzoi ditën e premten.
Ndërkohë, gjatë kontrollit të kryer në lokalin që administronte 31-vjeçari, u gjetën disa prej sendeve me vlerë të dyshuara të vjedhura në banesën e shtetasit E. L.
Sakaq, më datë 05.11.2025, 31 vjeçari, dyshohet se ka vjedhur disa materiale në një magazinë në lagjen “Katund i Ri”.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, në fushën e vjedhjeve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 19:58 Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
- 19:50 Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 19:43 Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri
- 19:20 Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik