Sfida mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat

7 Nëntor 2025 | 16:26

Kombëtarja shqiptare në 13 nëntor do të luajë në transfertë ndaj Andorrës për kualifikueset e Botërorit 2026, një ndeshje ku kuqezinjtë mund të sigurojnë kualifikimin në fazën e playoffit.

Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se ka nisur shitja e biletave për këtë përballje,
Shitja e biletave do të bëhet online dhe nis që këtë të premte, me FSHF që në faqen e saj të internetit ka publikuar edhe linkun ku mund të realizohet procesi I blerjes së biletave.
Federata Shqiptare e Futbollit thekson se një ditë përpara ndeshjes, pra në 12 nëntor, personat që kanë kryer blerjen do të marrin në dorëzim biletat e tyre në adresat e tyre në email.

Në të njëjtën kohë, FSHF kujton se ashtu sikurse edhe në përballjet e tjera, personat që do të jenë në stadium do të duhet të kenë mjet identifikimi me vete, ndërkohë që nuk do të lejohen të hyjnë në impiant objekte të ndaluara.

Pas sfidës me Andorrën, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Anglisë ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Botërorit në Air Albania Stadium.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026