Elga Mitre: Dhunës ndaj vajzave dhe grave nuk i jepet fund me një protestë

27 Maj 2021 | 20:47

Elga Mitre, aktiviste duke folur në emisionin “Ilva Now” për dhunën ndaj vajzave të mitura dhe grave, thotë se kjo nuk mund të ndalet duke protestuar çdo ditë, por duhet arritur duke ndryshuar gjithsesi sjellje.

Me këtë, znj. Mitre bën apel për ndërgjegjësimin e të gjithë neve për të reaguar kur konstatojnë sjellje apo veprime të dyshimta për krime të tilla por edhe të ndërgjegjësojmë që kjo të mos pranohet.

“Duket sikur historia përsëritet. Kemi bërë të njëjtën gjë kemi dalë kemi protestuar. Ka pasur prindër, fëmijë të rinj. Kjo indinjatë shoqërohet edhe nga ata që nuk marrin dot pjesë por sensibilizohen në rrjetet sociale. Historia që përsëritet nuk na ka shqetësuar ende sa duhet. Nuk mund të dalim çdo ditë të protestojnë në shesh, gjithsecili nga ne duhet të bëjë diçka në 365 ditë të vitit. Për fat të keq ajo që kemi më kollaj për të bërë është të drejtojmë gishtin tek tjetri dhe vazhdojmë të ushqejmë kulturën e mos ndëshkueshmërisë”, u shpreh aktivistja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021