Altin Hazizaj: Ëndërrojmë barazinë burrë-grua, por në Shqipëri kjo nuk ekziston

27 Maj 2021 | 20:54

Drejtuesi i Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve në Shqipëri CRCA, Altin Hazizaj, theksoi gjatë emisionit “Ilva Now” në Euronews Albania, se në vendin tonë “nuk ka barazi burrë-grua”.

Sipas Hazizajt në shoqërinë shqiptare nuk ekziston ndërgjegja, kultura e reagimit dhe ndëshkimit përballë rasteve të dhunës. Ai tha se reagimi duhet të jetë i vazhdueshëm dhe “duhen treguar me gisht problemet që duhet dhe jo vetëm rastet”.

“Ajo që ne ëndërrojmë është barazia burrë-grua, por kjo në Shqipëri nuk ekziston […] Të mos i hedhim hi syve, të mendojmë që ‘Po! Kemi dalë kemi protestuar për barazinë burrë-grua kemi 30 vjet që punojmë për barazinë burrë-grua’, por në fakt nuk ka barazi burrë-grua,” – u shpreh Altin Hazizaj.

Hazizaj, aktivist i kahershëm i shoqërisë civile, kujtoi se në periudhën e komunizmit “e ashtuquajtura barazi” ishte diktuar dhunshëm nga sistemi, ndërsa sot kur sistemi është demokratik shoqëria në tërësi nuk vepron, mbetet pasive dhe nuk edukohet për të luftuar dhunën ndaj grave.

“Realiteti është që ne sot kemi komshinj… dhe që jemi ne që mbyllim sytë përpara këtyre grave që dhunohen në shtëpitë e tyre dhe ne nuk reagojmë, apo shohim fëmijët rrugëve që dikush për lypësi dhe dikush i rreh si t’i dojë zemra dhe ne themi ‘prapë nuk është fëmija im dhe’…” – u shpreh i revoltuar Hazizaj.

“Shumë rrallë dalin gratë, që të thonë që dhunohen në marrëdhënie martesore, sepse ashtu trajtohen nga burrat në Shqipëri dhe kjo duhet diskutuar vazhdimisht,” – tha Hazizaj.

Aktivistja Elga Mitre konfirmoi se kjo gjendje është kthyer në prirje të përgjithshme dhe madje edhe si normë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021