Vala e të ftohtit përfshin SHBA, temperatura të ulëta rekord

9 Nëntor 2025 | 14:45

Një valë e fortë të ftohti ka goditur Shtetet e Bashkuara duke i sjellë temperaturat afër niveleve më të ulëta rekord. Më shumë se 170 milionë njerëz nga Bostoni në Florida do të përballen me valën më të ftohtë të sezonit. Rënia e ndjeshme e temperaturës do të fillojë të dielën dhe do të zgjasë deri në mesin e javës së ardhshme, duke prekur pothuajse të gjithë Shtetet e Bashkuara kontinentale.

Meteorologët paralajmërojnë se pjesë të Shteteve të Bashkuara juglindore mund të përjetojnë temperatura rekord, ndërsa ajri i ftohtë përhapet me shpejtësi drejt jugut. Edhe qyteti i Tallahassee, Florida, pritet të përjetojë temperatura nën zero deri të martën në mëngjes.

Ndryshimi i menjëhershëm është për shkak të një çrregullimi të fuqishëm atmosferik që po lëviz nga Kanadaja dhe që shkakton rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë Amerikën veriore dhe qendrore. Banorët në Dakotën e Veriut dhe të Jugut, Nebraska, Iowa dhe Minesota u zgjuan të dielën me temperatura në shifra njëshifrore, për shkak të erës së ftohtë.

Fenomeni shoqërohet me reshje të dendura dëbore , me një trashësi dëbore që pritet të arrijë në më shumë se 30 centimetra, në një nga episodet e para të forta të motit të keq dimëror të sezonit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rusia dhe Ukraina intensifikojnë sulmet. 28 dronë rrëzohen pranë Moskës, Kievi shënjestrohet nga raketat balistike

Rusia dhe Ukraina nisën sulme të reja ajrore nga nata e së enjtes deri të premten. Ndërsa Moska pretendon se ka rrëzuar të paktën 28...
10:51 | 26/06/2026

Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 7 vite burg

Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut, Kim Geun-hee është dënuar me shtatë vjet burg për ryshfet.  53-vjeçarja u shpall fajtore për pranimin e “sendeve të...
10:42 | 26/06/2026

Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve

Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të enjten se ka hequr disa sanksione dhe do të lejojë të gjitha transaksionet me Venezuelën lidhur me përpjekjet për ndihmë pas...
10:24 | 26/06/2026