Sindikatat në Portugali grevë të përgjithshme kundër reformës së ligjit të punës
Konfederata më e madhe sindikale e Portugalisë, CGTP njoftoi një grevë të përgjithshme më 11 dhjetor, në shenjë proteste kundër një reforme të gjerë të ligjit të punës të promovuar nga qeveria e pakicës së qendrës së djathtë.
Kryeministri portugez, Luis Montenegro tha se reforma, e cila do të rishikojë mbi 100 nene të ligjit të punës, synon të rrisë produktivitetin dhe fleksibilitetin në tregun e punës. Ndër masat më të diskutueshme janë ulja e kufizimeve në punësimin e nënkontraktorëve, lehtësimi i procedurave të shkarkimit nga puna dhe fleksibiliteti më i madh në orarin e punës.
Sindikatat theksojnë se propozimet e qeverisë kërcënojnë të drejtat e punëtorëve dhe kërkojnë që ato të braktisen. Sekretari i përgjithshëm i CGTP-së, Thiago Oliveira gjatë një demonstrate në Lisbonë, ku njoftoi shpalljen e grevës së përgjithshme u shpreh se plani i reformës është një nga sulmet më të mëdha të ndërmarra ndonjëherë kundër punëtorëve në Portugali.
“Nëse adoptohet, kjo do ta përkeqësojë jetën e secilit prej nesh,” shtoi ai.
Mijëra protestues marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit portugez, duke mbajtur banderola dhe pankarta me slogane: “Jo planit të reformës së ligjit të punës”. Ata brohoritën: “Nuk do të tërhiqemi, ky plan duhet të braktiset”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Berat, Ndërpritet energjia elektrike në dy qendra votimi, automati bie nga vetëtimat
- VIDEO/ Incident në Berat, gazetari i Euronews AL ndalohet të raportojë zgjedhjet
“Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West
- 19:11 Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën
- 19:01 “Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
- 18:59 Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta
- 18:54 Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks
- 18:47 Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë
- 18:43 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani