Neli Demi shpjegon si mund të shmanget abuzimi seksual nga këndvështrimi i një psikiatri

27 Maj 2021 | 22:01

Psikiatri Neli Demi shpjegoi në studion e “Ilva Now” se çfarë mase duhet ndërmarrë, në mënyrë që në shoqërinë tonë fenomeni i abuzimit seksual të jetë sa më pak i pranishëm.

“Mund të parandalohen një numër i madh i abuzimeve, nuk mund të flasim në terma absolutë se është diçka që i takon një realiteti idilik dhe i pamundur për mendimin tim”, u shpreh z. Demi.

Ai tha se gjithçka fillon që në vitet e para të jetës së një fëmijë, të cilit i duhen krijuar kushte të përshtatshme që do t’i bëjnë të mundur një rritje dhe zhvillim të shëndetshëm, për të krijuar kështu një personalitet që mund t’i bëjë ballë çdo lloj abuzimi.

“Unë nga këndvështrimi i ngushtë, profesional, do të këmbëngulja te e drejta e një fëmije të sapolindur për të jetuar në një ambient të qetë dhe të sigurt, i cili krijon përmisat e një personaliteti të një të rrituri që di t’i thojë jo në mënyrë të qartë dhe këmbëngulëse duke ditur tentativat për abuzim jo vetëm seksual”, tha Neli Demi.

Ai tha se në këtë mënyrë do të krijohet një masë e shoqërisë e cila do të funksionojë me kriticizëm, gjë që do t’i shërbejë edhe individit.

“Kjo krijon një bërthamë, një masë kritike shoqërore e cila i shërben jo vetëm vetë individit por edhe gjithë shoqërisë në demokratizimin dhe krijimin e një shëndeti më të mirë”, u shpreh psikiatri Demi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021