Zgjedhjet lokale në Kosovë, kush fitoi dhe sa komuna mori secila parti

10 Nëntor 2025 | 17:08

Kosova mbylli edhe raundin e dytë të zgjedhjeve lokale ku në balotazh u garua për 18 komuna, ndërsa në 20 komuna kryetarët u zgjodhën që në raundin e parë.

Procesi i së dielës u zhvillua pa ndonjë problem të madh dhe u vlerësua nga vëzhguesit si një ditë e qetë dhe demokratike.

Edhe numërimi dhe shpallja e rezultateve paraprake u kryen pa vonesa.

Rezultatet e raundit të dytë (18 komuna):

  • LDK: Prishtinë, Pejë, Dragash, Viti, Junik
  • LVV: Mitrovicë e Jugut, Fushë Kosovë, Gjilan, Obiliq
  • AAK: Gjakovë, Suharekë, Klinë, Rahovec
  • PDK: Prizren, Vushtrri, Kaçanik
  • Lista Serbe: Kllokot
  • Partia Turke KDTP: Mamushë

Në këto 18 komuna pritet të numerohen edhe votat me postë dhe ato të personave me nevoja të veçanta, megjithatë nuk priten ndryshime të mëdha.

Rezultatet e raundit të parë (12 tetor):

  • LVV: Kamenicë, Podujevë, Shtime
  • PDK: Skënderaj, Ferizaj, Hani i Elezit
  • LDK: Istog, Lipjan
  • AAK: Deçan
  • Lista Serbe: Leposaviç, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Mitrovicë e Veriut
  • NISMA: Malishevë
  • Kandidat i pavarur (Ramiz Lladrovci): Drenas

Bazuar në rezultatet totale, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë fituar nga shtatë komuna secila, Partia Demokratike e Kosovës gjashtë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pesë komuna, ndërsa Lista Serbe 10 komuna.

Pjesëmarrja ishte mbi 40% në raundin e parë dhe mbi 32% në raundin e dytë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve do të filloj komunikimet për formimin e institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se do të presë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit për të nisur më pas...
11:31 | 23/06/2026

KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve

KQZ në Kosovë ka përmbyllur procesin e rinumërimit të 185 vendvotimeve, për të cilat ishte marrë vendim për rinumërim. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi,...
17:55 | 19/06/2026

LVV merr mandatin e 53-të, hapet rruga për formimin e qeverisë me komunitetet

Me përfundimin e numërimit të votave me postë nga diaspora, Vetëvendosje ka siguruar edhe një mandat shtesë, duke arritur në 53 deputetë në Kuvendin e...
20:02 | 17/06/2026