Çfarë ndodhi me Floreshën? Familjarët kërkojnë përgjigje nga autoritetet italiane

10 Nëntor 2025 | 21:35

Ditët kalojnë, por misteri që rrethon Floresha Prengun, nënën 35-vjeçare me origjinë shqiptare që u zhduk nga Trento më 22 tetor, mbetet i pazgjidhur.

Deri më tani, nuk ka asnjë gjurmë të saj, pavarësisht se të gjitha prefekturat italiane janë njoftuar dhe mediat kanë raportuar për rastin.

Familja, që jeton mes Italisë, Shqipërisë dhe Greqisë, është në ankth të vazhdueshëm, në pritje të një përgjigjeje nga autoritetet.

“Si familje, kërkojmë që të na konfirmohet një kronologji e saktë e situatës dhe ngjarjeve,” thanë të afërmit e Floreshës.

Ata shprehen mirënjohës ndaj policisë për punën e bërë deri më tani, por njëkohësisht të dëshpëruar për mungesën e informacionit dhe heshtjen e telefonit të saj, i cili prej ditësh është i fikur.

“Flora meriton të gjendet, ajo meriton të vërtetën,” shtuan të afërmit, duke nënvizuar se nuk besojnë që ajo është larguar me dëshirë.

Një detaj që mund të ndihmojë në identifikimin e saj, sipas familjarëve, është fakti që Floresha ka sy blu të ndritshëm, por njëra qepallë është pak më e mbyllur se tjetra – një veçori që mund të jetë e rëndësishme për hetuesit.

Familja e 35-vjeçares, e cila është nënë e dy vajzave, ka kërkuar gjithashtu që të verifikohet çdo pamje sigurie që mund të ndihmojë në rindërtimin e lëvizjeve të saj pas datës 22 tetor.

Hetimet po vazhdojnë nën drejtimin e autoriteteve italiane, ndërsa familja apelon: “Kërkojmë vetëm që Flora të kthehet në shtëpi shëndoshë e mirë.”/ TrentoToday

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026