EMRI| Ekstradohet nga Italia i kërkuari për trafik droge

7 Nëntor 2025 | 10:05

Këtë të premte është finalizuar ekstadimi nga Italia në Shqipëri i shtetasit, Emri Hysenaj, 39 vjeç, i kërkuar ndërkombëtarisht për trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas raportimeve, 39 vjeçari akuzohet se gjatë vitit 2021, ka trafikuar lëndë narkotike, nga Shqipëria, në shtete të Evropës, për llogari të grupit kriminal në të cilin bënte pjesë.

Ndërkohë, në muajin prill, 2025, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

“Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët e Interpol Romës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Emri Hysenaj 39 vjeç”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues

Sot shënohet dita e 30-të e protestës që po zhvillohet në Tiranë, ndërsa Policia e Shtetit ka njoftuar se ka proceduar penalisht 31 shtetas për...
16:21 | 29/06/2026

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, zjarrfikësit në vendngjarje. Detajet e para (VIDEO)

Një banesë në katin e dytë të një pallati në lagjen ‘Isa Boletini’ të Vlorës është përfshirë nga flakët rreth orës 14:30 të ditës së...
15:31 | 29/06/2026

Plagosja e 35-vjeçarit në Pogradec, dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës. Si paraqitet gjendja e tij

Dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës 35-vjeçari, Brian Syzo, i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë nga Nikolla Agolli mesditën...
15:18 | 29/06/2026