Policia italiane arreston shqiptarin për trafik droge
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike, konkretisht kokainë. Sipas mediave italiane, ai u kap në flagrancë teksa po shiste doza kokaine në parkingun e një supermarketi.
Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti 25-vjeçarit shqiptar shtatë doza kokaine të paketuara dhe të gatshme për shitje, si dhe një telefon celular të cilin kishte tentuar ta fshehë. Lënda narkotike dhe telefoni u sekuestruan si prova materiale.
I riu rezultoi të ishte pa leje qëndrimi në Itali, i papunë dhe në momentin e arrestimit po drejtonte një automjet të regjistruar në emër të një personi me precedentë penalë për vepra të ngjashme.
Ai u ndalua nga autoritetet italiane, ndërsa Prokuroria vendosi dëbimin e tij drejt Shqipërisë brenda shtatë ditëve.
Zjarr i madh në kodrat e Shtërmenit, në terren dhjetëra zjarrfikës
Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani
Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues
- 17:59 Pse Péter Magyar ngurron të bashkëpunojë me BE-në në çështjen e Ukrainës
- 17:51 A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?
- 17:47 Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale
- 17:45 U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve
- 17:42 Zjarr i madh në kodrat e Shtërmenit, në terren dhjetëra zjarrfikës
- 17:38 Katari ndalon përkohësisht lundrimin e anijeve, shkak shqetësimet për sigurinë