I dënuar për kultivim të lëndëve narkotike, ekstradohet 31-vjeçari nga Italia

22 Tetor 2025 | 12:18

Një 31-vjeçar është ekstraduar nga Italia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare i akuzuar për kultivim bimësh narkotike.

Sipas raportimeve, shtetasi K. H. akuzohet se në vitin 2019 ka kultivuar bimë narkotike në zonën e Martaneshit, Bulqizë.

Ndërkohë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse në vitin 2022, Gjykata e Dibrës e ka dënuar me 4 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, nga e cila i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 6 muaj e 15 ditë burgim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë kryen veprimet procedurale për ekzekutimin e vendimit penal.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr i madh në kodrat e Shtërmenit, në terren dhjetëra zjarrfikës

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë këtë të hënë kodrat e Shtërmenit, në bashkinë Cërrik. Dhjetëra efektivë të zjarrfikëses, të mbështetur edhe nga...
17:42 | 29/06/2026

Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani

Evropa po përjeton një nga valët më të rënda të të nxehtit të regjistruara ndonjëherë, me temperatura që kanë arritur deri në 40°C në disa...
16:27 | 29/06/2026

Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues

Sot shënohet dita e 30-të e protestës që po zhvillohet në Tiranë, ndërsa Policia e Shtetit ka njoftuar se ka proceduar penalisht 31 shtetas për...
16:21 | 29/06/2026