VIDEO/ Gazetari italian pushohet nga puna për pyetjen që i bëri KE-së për Gazën

11 Nëntor 2025 | 08:25

Gazetari i Agjencisë Italiane të Lajmeve “Nova”, Gabriele Nunziati humbi punën pas pyetjes që bëri ndaj zëdhënësve të Komisionit Evropian, KE, lidhur me Gazën.

Në konferencën për mediat më 13 tetor në Bruksel, gazetari italian Gabriele Nunziati u drejtoi zëdhënësve të KE-së pyetjen:

“Ju keni përsëritur vazhdimisht se Rusia duhet të paguajë kompensim për rindërtimin e Ukrainës. A besoni se Izraeli, i cili shkatërroi pothuajse të gjithë Rripin e Gazës dhe infrastrukturën civile, duhet të paguajë kompensim për rindërtimin e Gazës?”.

Kryezëdhënësja, Paula Pinho, iu përgjigj pyetjes duke thënë: “Është sigurisht një pyetje interesante dhe nuk do të bëj ndonjë koment në këtë fazë”.

Pas kësaj, Gazetari i Agjencisë Italiane të Lajmeve “Nova”, Gabriele Nunziati humbi punën pas pyetjes që bëri.

Këtë lajm, e bëri të ditur anëtari italian i Grupit të Majtë të Parlamentit Evropian, PE, Gaetano Pedulla, i cili njoftoi shkarkimin e Nunziatit disa ditë pas pyetjes.

Rasiti i Gabriele Nunziati ka nxitur debat në mbarë Evropën për lirinë e  shtypit, presionet ndaj gazetarëve si dhe standartet e dyfishta të institucioneve ndaj konflikteve ndërkombëtare.

Pas kësaj ngjarjeje, gazetarët në sallën e shtypit të Komisionit Evropian u solidarizuan me rastin e gazetarit italian, Gabriele Nunziato, duke e konsideruar pushimin e tij nga puna si çështje që lidhet drejtpërsëdrejti me lirinë e shtypit në Evropë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

5 milionë dollarë për E Jean Carroll, Gjykata Supreme refuzon kërkesën e Trump për të apeluar vendimin

Gjykata supreme e SHBA-së refuzoi të hënën të dëgjonte kërkesën e presidentit amerikan, Donald Trump për të përmbysur një vendim prej 5 milionë dollarësh në favor të...
16:09 | 29/06/2026

BE vendos tarifë doganore prej 3 eurosh për pakot e vogla, qëllim për të frenuar importet e lira kineze

Komisioni Evropian po përgatitet të vendosë një taksë doganore mbi pakot e vogla në një përpjekje për të frenuar importet e lira kineze. Konsumatorët kanë qenë...
15:56 | 29/06/2026

Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa

Rusia njoftoi të hënën se do të ndërmarrë masa politike dhe ushtarako-teknike në përgjigje të një ligji të ri nga Finlanda, anëtare e NATO-s, që...
14:49 | 29/06/2026