Në fokus armëpushimi në Gaza, Macron pret nesër në Paris Mahmoud Abbas
Presidenti francez Emmanuel Macron do të presë të martën presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. Presidenca franceze ka bërë me dije se gjatë takimit do të diskutohet zbatimi i plotë i marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.
Deklarata i referohet Mahmoud Abbasit si “president i shtetit të Palestinës”, pasi Franca e njohu zyrtarisht shtetin palestinez në shtator në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-s
“Ky takim është një vazhdim i njohjes së shtetit të Palestinës nga Franca dhe punës së vazhdueshme për të zbatuar një plan për paqe dhe siguri për të gjithë në Lindjen e Mesme”, tha Pallati Elysee.
Të dy udhëheqësit do të diskutojnë hapat e ardhshëm të planit të paqes, veçanërisht në fushat e sigurisë, qeverisjes dhe rindërtimit, në bashkëpunim me partnerët arabë dhe ndërkombëtarë, me qëllim përgatitjen për të ardhmen.
Macron synon që gjatë këtij takimi me Abbasin, të përsërisë nevojën për akses të vazhdueshëm humanitar në Gaza. Ai gjithashtu do të riafirmojë nevojën për reformë të Autoritetit Palestinez.
“Presidenti i Republikës dhe Presidenti Abbas do të diskutojnë reformën e Autoritetit Palestinez, një kusht i domosdoshëm për kthimin e qëndrueshëm të stabilitetit dhe shfaqjen e një shteti palestinez të qëndrueshëm, demokratik dhe sovran, që jeton në paqe dhe siguri përkrah Izraelit”, shtoi Pallati Elysee.
LEXONI GJITHASHTU:
Katari ndalon përkohësisht lundrimin e anijeve, shkak shqetësimet për sigurinë
Dasma sekrete e Taylor Swift dhe Travis Kelce? Thashethemet për ceremoni gjigante në New York “ndezin” rrjetin!
5 viktima nga përmbytjet në SHBA, mes tyre edhe një nënë që u përpoq të shpëtonte djalin e saj
- 17:38 Katari ndalon përkohësisht lundrimin e anijeve, shkak shqetësimet për sigurinë
- 17:34 Dasma sekrete e Taylor Swift dhe Travis Kelce? Thashethemet për ceremoni gjigante në New York “ndezin” rrjetin!
- 17:32 Trajneri i Marokut: Formati i Botërorit s’është ideal, por nuk ka kuptim ta kritikojmë tani
- 17:28 5 viktima nga përmbytjet në SHBA, mes tyre edhe një nënë që u përpoq të shpëtonte djalin e saj
- 17:25 As pro as kundër! BE-ja refuzon të mbajë qëndrim në debatin për kondicionerin mes valës brutale të të nxehtit
- 17:22 Krizë politike në Iran?/ Polemika në Asamblenë e Ekspertëve për negociatat bërthamore dhe marrëdhëniet me SHBA-në