10 të vdekur nga Tajfuni Fung-wong në Filipine, 1.4 milion njerëz të larguar

11 Nëntor 2025 | 08:49

Tajfuni Fung-wong është larguar nga Filipinet veriperëndimore pasi shkaktoi një sërë shkatërrimesh, duke lënë të paktën 10 persona të vdekur dhe 1.4 milion persona të zhvendosur.

Fung-wong goditi Filipinet veriore disa ditë më parë, ndërsa vendi po përballej ende me pasojat e shkaktuara nga tajfuni Kalmaegi, i cili vrau të paktën 232 persona në provincat qendrore më 4 nëntor përpara se të godiste Vietnamin, ku vdiqën të paktën pesë persona.

Të paktën 10 persona humbën jetën nga tajfuni Fung-wong  në Filipine për shkak të përmbytjeve të menjëhershme dhe rrëshqitjeve të dheut, thanë zyrtarët.

Midis të vdekurve ishin tre fëmijë që u goditën nga dy rrëshqitje të ndryshme toke në provincën malore të Nueva Vizcaya, tha policia për agjencinë e lajmeve Associated Press, duke shtuar se katër të tjerë u plagosën.

Erëra dhe shiu i fortë përmbytën të paktën 132 fshatra në veri, përfshirë një fshat ku disa banorë mbetën të bllokuar ndërsa niveli i ujit u rritën me shpejtësi.

Më shumë se 4,100 shtëpi u dëmtuan, thanë Bernardo Rafaelito Alejandro IV i Zyrës së Mbrojtjes Civile dhe zyrtarë të tjerë.

“Ndërsa tajfuni ka kaluar, shirat e tij ende përbëjnë rrezik në disa zona të caktuara. Ne do të ndërmarrim sot operacione shpëtimi ndaj katastrofave në Luzonin verior, përfshirë Manilën metropolitane”, tha Alejandro.

Fung-wong u përplas në bregun e provincës verilindore të Aurora-s të dielën në mbrëmje si një supertajfun me erëra të qëndrueshme deri në 185 km/orë.

Më shumë se 1.4 milion njerëz u zhvendosën në strehimore emergjente ose në shtëpitë e të afërmve përpara se tajfuni të arrinte në tokë, dhe rreth 240,000 mbetën në qendrat e evakuimit të martën.

Ndërkohë, Presidenti filipinas, Ferdinand Marcos Jr, shpalli gjendje të jashtëzakonshme të enjten për shkak të shkatërrimit të madh të shkaktuar nga Kalmaegi dhe dëmeve nga Fung-wong.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti

Autoriteteve britanike ka të ngjarë t’u duhet një vit për të përfunduar hetimet e tyre ndaj vëllait të vogël të Mbretit Charles, Andrew Mountbatten-Windsor, dhe...
19:58 | 04/06/2026

Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor

Hezbollahu nisi sulme ndaj trupave izraelite që operojnë në Libanin jugor në ditën e parë të një armëpushimi të brishtë të ndërmjetësuar nga Shtetet e...
19:56 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026