Korçë/ Kapet dy të rinjtë, iu gjetën dozat e kanabisit gati për shitje

11 Nëntor 2025 | 09:08

Mbrëmjen e kaluar, forcat e policisë, pas marrjes së informacioneve operative, kanë arrestuar një 25-vjeçar me inicialet S.D., tek i cili u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje. I riu u ndalua në fshatin Zëmblak dhe dyshohet se droga ishte përgatitur për tregtim.

Gjatë të njëjtit operacion, policia ndaloi edhe një automjet tjetër, që drejtohej nga një 20-vjeçar me inicialet A.T. Gjatë kontrollit, brenda mjetit u zbulua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis.

Në automjet ndodhej edhe një tjetër shtetas, i cili tentoi të largohej me vrap në momentin e ndërhyrjes, por u kap menjëherë nga efektivët e policisë. Sasia e drogës u sekuestrua në mjetin e 20-vjeçarit, i cili dyshohet se kishte për qëllim shpërndarjen e saj. Ky i fundit u arrestua, ndërsa personi që ndodhej me të u procedua në gjendje të lirë.

Operacioni u zhvillua nga sektori antidrogë i DVP Korçë dhe përfshiu gjithashtu kontrolle në banesa, ku u sekuestruan lëndët narkotike të gjetura në të dy rastet, si edhe disa telefona celularë. Policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”

Astronomët kanë zbuluar dy planetë gjigantë shumë të veçantë, të quajtur “super-puffs” të cilët kanë madhësinë e Jupiterit, por një dendësi tepër të ulët, duke...
20:51 | 25/06/2026

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi...
20:04 | 25/06/2026

Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur se PD mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj, duke vlerësuar gjithashtu letrën e nënshkruar...
19:58 | 25/06/2026