100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Sejko: BE një oportunitet për Shqipërinë
Në konferencën shkencore me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë këtë të martë, guvernatori Gent Sejko foli për sfidat që po përballet ekonomia shqiptare dhe sistemi financiar, duke i ndarë ato në tre drejtime kryesore.
“Sfida e parë është rritja e tensioneve gjeopolitike në ambientin e huaj. Rritja e barrierave tregtare dhe kufizimet në lëvizjen e kapitalit përbëjnë një realitet të ri ekonomik, i cili ndikon drejtpërdrejt në ekonomitë e vogla si e jona.”-tha Sejko.
Megjithatë, sipas tij, ndikimi i këtyre zhvillimeve mund të zbutet falë proceseve integruese me Bashkimin Europian.
“Rreziqet që vijnë nga këto sfida tejkalohen si në cilësi, ashtu edhe në sasi, nga oportunitetet që ofron procesi i anëtarësimit në BE.”- tha Sejko.
Guvernatori ndaloi edhe tek sfida e dytë, që lidhet me inovacionin e shpejtë financiar.
“Gjatë dekadës së fundit, jemi bërë dëshmitarë të një revolucioni të shpejtë financiar, i cili ka potencialin të transformojë këtë industri. Dixhitalizimi i sistemit të pagesave dhe përdorimi i teknologjisë sjellin përfitime të mëdha, por njëkohësisht edhe rreziqe që duhet të adresohen me kujdes.”-tha Sejko.
Sa i përket sfidës së tretë, Sejko theksoi se ajo lidhet me stadin e zhvillimit të Shqipërisë si një vend me të ardhura të mesme.
“Shqipëria është e ekspozuar ndaj një konkurrence më të fortë për kapital dhe fuqi punëtore në tregun evropian. Për të përballuar këtë, vendit i duhet të mbështesë modelin e zhvillimit tek rritja e produktivitetit dhe avantazhet e tij krahasuese.”-tha Sejko.
Ai shtoi se trendet demografike aktuale përbëjnë një sfidë shtesë.
“Në kushtet e një popullsie që plaket dhe emigracionit të lartë, ne përballemi me mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar, gjë që e bën këtë sfidë edhe më komplekse.” -tha guvernatori.
Në përfundim, Sejko nënvizoi se pavarësisht vështirësive, oportunitetet që ofron procesi i integrimit në BE mbeten të mëdha dhe vendimtare për zhvillimin afatgjatë të ekonomisë shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
- Braçe kritika Sejkos: Metalurgu po kthehet në kamarier dhe bujku në sanitar
- BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit Sejko: Rritja ekonomike e qëndrueshme
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar