Parlamenti Izraelit aprovon projektiligjin për dënimin me vdekje

11 Nëntor 2025 | 13:45

Parlamenti i Izraelit aprovoi me lexim të parë projektiligjin që vendos dënimin me vdekje për personat që vrasin qytetarë izraelitë.

Amendamenti në kodin penal, i propozuar nga Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, u miratua me 39 vota pro dhe 16 kundër në Knessetin me 120 anëtarë të hënën, duke sinjalizuar se ka mbështetje nga qeveria e kryeministrit, Benjamin Netanyahu.

Sipas legjislacionit të prezantuar, kushdo që me dashje ose nga pakujdesia shkakton vdekjen e një qytetari izraelit me motiv racizmi ose urrejtjeje kundër publikut dhe me qëllim dëmtimin e shtetit të Izraelit, do të marrë automatikisht dënimin kapital.

Për mediat e huaja megjithatë, një formulim i tillë lë të kuptohet se dënimi me vdekje është i zbatueshëm për çdo palestinez që vret një izraelit, por jo edhe nëse një izraelit vret një palestinez.

Përpjekjet për të futur këtë legjislacion të ngjashëm kanë dështuar në të kaluarën. Ndërkohë, projektligji aktual duhet të kalojë një lexim të dytë dhe të tretë përpara se të bëhet ligj.

Në një deklaratë nga Komiteti i Sigurisë Kombëtare thuhet se: “Qëllimi i këtij projektiligji është të shkatërrojë terrorizmin në rrënjë dhe të krijojë një pengesë të fuqishme për zhvillimi e tij”.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026