Mbeti i plagosur në atentatin në Rinas, publikohet fotoja e agjentit të AMP
Euronews Albania ka siguruar foton e Muçi Shaljani Sheqeri 40 vjeç, i cili mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur ditën e sotme te rrethrrotullimi i Rinasit ku humbi jetën Gilamando Dani, miku i Emiljano Shullazit.
Muçi Shaljani ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën pasi është qëlluar dhe në kokë dhe ka dëmtime të rënda të trurit.
Burime për Euronews Albania kanë mësuar se Shaljani ishte agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Ai drejtonte automjetin tip Benz në të cilin udhëtonte edhe Gilmando Dani në momentin që ndaj tyre është qëlluar me breshëri duke shkaktuar vdekje e menjëhershme të Dani dhe plagosjen rëndë të 40-vjeçarit.
Shaljani ishte kthyer ditën e sotme nga Barcelona së bashku me viktimën Gilmando Danin, pasagjer në automjet.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet