Stërvitja e dytë e Kombëtares në Barcelonë, fokusi te taktika dhe goditjet standarde
11 Nëntor 2025 |
20:02
Kombëtarja ka vijuar përgatitjet në Barcelonë për dy ndeshjet e kualifikuesve të Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.
Në seancën e sotme stërvitore, trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik patën në dispozicion të gjithë lojtarët e grumbulluar.
Lojtarët e Kombëtares u fokusuan në ushtrime në palestër dhe më pas zhvilluan skema taktike dhe goditje standarde.
Nesër, Kombëtarja do të udhëtojë drejt Andorrës, ku do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen e parë me stërvitjen zyrtare në orën 18:00.
Ndërkohë, në orën 17:00, trajneri Silvinjo dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para mediave në konferencë për shtyp, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në Fshf TV.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta