Vuajti dënimin për kanibalizëm, “Vampiri i Parisit” zbulon si nisi historia i tij
Tre dekada pas arrestimit të tij, Nico Clos i njohur si “Vampiri i Parisit”, ka folur hapur se si filloi historia e tij e kanibalizmit e cila tronditi Francën në fillim të viteve 1990. Clos u arrestua kur ishte 22 vjeç në Paris për vrasjen e 34-vjeçarit Thierry Bissonnier.
Oficerët e policisë kur kontrolluan apartamentin e tij gjetën një pamje të tmerrshme dhe zbuluan historinë që trondit vendin. Në banesë policët gjetën mbetje njerëzore ndërsa Clos më pas rrëfeu se kishte grabitur varre për të mbledhur mbetje.
Ai gjithashtu shtoi se kishte vendosur të punonte në një morg për të pasur akses në trupa njerëzorë. Ai pranoi se kishte prerë copa të vogla mishi nga kufomat dhe i kishte ngrënë ato. Cloe u dënua me 12 vjet burg , por u lirua në vitin 2002 pasi kreu shtatë vjet.
Ai tani është i lirë dhe ka shkruar librin e gatimit “The Cannibal Cookbook”. Në një intervistë të në podcastin Anything Goes me James English, Cloe përshkroi se si filloi gjithë historia e tij e frikshme.
“Isha 12 vjeç kur pashë një revistë me fotografi të një krimi kanibalistik . Ato imazhe lanë gjurmë tek unë. Që atëherë kam pasur fantazi psikopatike”, tha ai.
Sipas tij akti nuk kishte të bënte me shijen, por me tensionin, adrenalinën që i jepte. “Vampiri i Parisit” mbetet një nga shembujt më tronditës të kanibalizmit në Evropën moderne, pasi rasti zbuloi sjellje ekstreme psikopatike të fshehura pas fasadës së një punonjësi të qetë të morgut.
LEXONI GJITHASHTU:
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme