37 të vdekur në Perunë jugore, pasi një autobus me pasagjer ra në një përrua

12 Nëntor 2025 | 14:21

Të paktën 37 persona u vranë dhe 18 të tjerë janë plagosur pasi një autobus me pasagjer ra në një përrua në rajonin Arequipa të Perusë Jugore, raportuan të mërkurën mediat vendase.

Autobusi ndërprovincial, që mbante mbi 40 pasagjerë, po udhëtonte përgjatë autostradës Panamericana Sur në kohën kur doli nga rruga dhe ra në një përrua 200 metra të thellë pranë kilometrit 781, në distriktin e Ocona, Arequipa.

Shërbimet e emergjencës, përfshirë policinë dhe zjarrfikësit, janë në vendgjarje për të shpëtuar të mbijetuarit dhe për të nxjerrë viktimat e bllokuara.

Ndërkohë, autoritetet lokale kanë nisur një hetim për shkakun e aksidentit, i cili besohet të ketë ndodhur për shkak të mjegullës së dendur dhe kushteve të këqija të rrugës.

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë autobusin e aksidentuar në terrenin e pjerrët.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026