Gjermania në prag të miratimit të reformës ushtarake, koalicioni mbetet i përçarë
Qeveria gjermane mund të prezantojë këtë javë një zgjidhje për modelin e shërbimit ushtarak, bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius.
“Ndonjëherë mund të duhet pak kohë dhe jo gjithçka që prezantohet për debat përfundon duke u kthyer në pengesë”, deklaroi Pistorius gjatë një vizite në bazën ushtarake në Mynster.
Njoftimi i tij vjen disa muaj pasi Bundestagu miratoi një ligj të ri mbi shërbimin ushtarak, që synon të sjellë nën armë disa dhjetëra mijëra rekrutë në vit.
Por drafti, që fillimisht parashikon një shërbim vullnetar, me një plan për t’u kthyer në shërbim të detyrueshëm në rast nevoje, ka bërë që të ngrihen një sërë pyetjesh.
Sipas draftit të posaçëm, Ministria e Mbrojtjes planifikon të rrisë përmasat e forcave të armatosura në rreth 460 mijë ushtarë, përfshirë rezervistët, në një periudhë afatgjatë.
Nga këta, përpjestimi i ushtarëve aktivë do të jetë rreth 260 mijë. Ky objektiv përfshin rreth 200 mijë rezervistë dhe bazohet në harkun kohor të vitit 2035.
Kur bëhet fjalë për shërbimin ushtarak, ministri Pistorius thekson se trupat duhen përforcuar përmes shërbimit vullnetar, pasi kjo parashikohet në konsensusin e arritur në marrëveshjen e koalicionit mes partive CDU, CSU dhe SPD.
Por pavarësisht deklaratës së ministrit, reforma për forcat e armatosura po e përçan koalicionin. Vetë Pistorius është në favor të një shërbimi vullnetar tërheqës, bazuar në modelin suedez, që do të mbështetet nga të rinjtë në mbarë vendin.
Ndërsa rekrutimi me detyrim do të ndodhë nëse ai vullnetar nuk rezulton i mjaftueshëm. Në këtë kontekst, SPD kërkon ta modernizojë ushtrinë me një paketë të madhe financiare që t’i joshë të rinjtë.
Nga ana tjetër, CDU dhe CSU mbështesin një proces selektiv të rastësishëm për të zbutur pengesat e mundshme të rekrutimit.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës