Britani: Muri u shemb mbi ta, humb jetën një 5-vjeçar, lëndohet 6-vjeçarja

12 Nëntor 2025 | 20:34

Një tragjedi ka ndodhur në një qendër golfi në juglindje të Londrës, ku një djalë pesëvjeçar humbi jetën dhe një vajzë gjashtëvjeçare u plagos, pasi një mur u shemb mbi ta në ambientet e Sidcup Family Golf në Chislehurst.

Ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje, kur oficerët e policisë dhe ekipet e ndihmës së shpejtë ndërhynë pas raportimeve për një aksident. Djali u transportua me Ambulancën Ajrore të Londrës në spital në gjendje kritike, por fatkeqësisht ndërroi jetë të martën.

Vajza gjashtëvjeçare, që gjithashtu pësoi lëndime, tashmë ka dalë nga ambientet nga spitali.

Hetimet për shkaqet e shembjes janë ende në zhvillim. Autoritetet policore po bashkëpunojnë me Ekzekutivin e Shëndetit dhe Sigurisë për të përcaktuar rrethanat e incidentit.

Në një deklaratë zyrtare, Sidcup Family Golf njoftoi se qendra është mbyllur përkohësisht pas ngjarjes.

“Mendimet tona janë me ata që janë prekur. Ne e vlerësojmë mirëkuptimin tuaj në këtë kohë dhe do të ndajmë përditësime të mëtejshme kur të jetë e përshtatshme,” – thuhet në reagimin e qendrës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026