VIDEO/ Fjalimi ironik i deputetit gjerman bën xhiron e rrjetit: Të dashur lezbike
Një video e vitit 2019 e deputetit të Alternative für Deutschland, AfD, Steffen Königer, po bën xhiron e rrjetit për shkak të debatit aktual në Shqipëri mbi ligjin për barazinë gjinore.
Në parlamentin e Brandenburgut, Königer iu drejtua të gjitha grupeve gjinore dhe orientimeve seksuale, përfshirë homoseksualë, transgjinorë, ndërseksualë dhe “third gender with two souls”, duke ironizuar projektligjin, të cilin e ka rrëzuar në fund të fjalimit të tij.
“Të dashur homoseksualë, të dashur lezbike, të dashur androgjine, të dashur interseksualë…” tha ai, duke vazhduar me një minutë tjetër përshëndetjeje, duke përfshirë “burra trans… gra trans… dhe persona trans”.
“I dashur President, zonja dhe zotërinj, të dashur gej, të dashur lezbike, të dashur të tjerë. Grua e dashur për burrë dhe burrë i dashur për grua, gjini e dashur, queer i dashur gjini e paspecifikuar, të dashur interseksualë, të dashur aseksualë, të dashur jo-binarë, burra dhe burra trans, të dashur gra dhe gra trans, të dashur njerëz trans, të dashur njerëz transyje, gra transyje, të dashur burra transyje, të dashur njerëz trans, të dashur transfemininë, të dashur njerëz transseksualë, të dashur gra intersterne dhe të dashur burra intersternë, të dashur burra intersternë, të dashur gra intersternë, të dashur intersternë. Të dashur persona transgjinorë, të dashur interseksualë, të dashur biseksualë dhe hermafroditë, të dashur gjini e tretë dhe të dashur gjini e katërt, të dashura gra XY, të dashura transvestitë, të dashura gjini zero dhe sigurisht, sinqerisht të dashura gjini të tjera dhe partia AfD e hedh poshtë projektligjin tuaj. Faleminderit!”- tha deputeti gjerman.
Ndërkohë, Parlamenti i Shqipërisë miratoi në parim me 77 vota pro, 36 kunder dhe 0 abstime, më datë 6 nëntor të këtij viti projektligjin për barazinë gjinore, i cili synon harmonizimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut dhe trajtimin e barabartë të grave dhe burrave.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.