Projektligji për Barazinë Gjinore, KNFSH shpreh shqetësimet: Përkufizime të paqarta
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, KNFSH ka njoftuar këtë të premte se ka dërguar një shkresë zyrtare lidhur me shqetësimet për projektligjin e ri “Për Barazinë Gjinore”. Shkresa mësohet se i është drejtuar presidentit Bajram Begaj, kryeministrit Edi Rama, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.
Në reagim Këshilli Ndërfetar thekson sipas analizës së tyre disa prej dispozitave të këtij projektligji, krahasuar me ligjin ekzistues, shkojnë përtej barazisë gjinore. Sipas tyre këto ndryshime rrezikojnë të fusin shoqërinë në një proces relativizimi moral.
Ata në raportin e tyre theksojnë se duke ndryshuar kuptimin për gjininë dhe duke e ngritur atë në një përmasë tërësisht të vetëpërcaktueshme, projektligji e shkëput njeriun nga natyra e vet biologjike dhe e zëvendëson me një koncept të ndryshueshëm, subjektiv dhe të pasigurt identitar.
“Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, në përfaqësim të pesë komuniteteve fetare në vend (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri, Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë), i ka drejtuar një shkresë zyrtare Presidentit të Republikës, Kuvendit, Kryeministrit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ku shpreh shqetësimet e tij në lidhje me projektligjin e ri “Për Barazinë Gjinore”.
Në këtë dokument, i cili shoqërohet me raportin analitik të Grupit të Ekspertëve të Këshillit Ndërfetar, theksohet se disa nga ndryshimet e propozuara ndryshojnë ndjeshëm krahasuar me ligjin aktual, duke përfshirë përkufizime të paqarta. Sipas raportit, këto formulime sjellin pasiguri ligjore, rrezik interpretimi të gabuar dhe mund të krijojnë vështirësi në zbatimin praktik të ligjit nga institucionet publike dhe private.
Këshilli Ndërfetar thekson se është plotësisht në favor të respektit dhe barazisë së çdo individi, por thekson se çdo ndërhyrje ligjore duhet të ruajë ekuilibrin midis të drejtave individuale, vlerave shoqërore dhe natyrës biologjike të njeriut. Në shkresë theksohet se ligji nuk duhet të bëhet instrument imponimi ideologjik apo kulturor, veçanërisht në fushën e edukimit të fëmijëve.
Në përfundim, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i bën thirrje institucioneve shtetërore të zhvillojnë një proces të gjerë konsultimi publik përpara miratimit të çdo nisme të re ligjore, duke përfshirë të gjitha palët e interesuara. Komunitetet fetare shprehin gatishmërinë për të kontribuar në një dialog të hapur e konstruktiv, me qëllim mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, forcimin e paqes dhe mirëkuptimit në shoqëri,” shkruhet në reagim.
Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian