Gjueti e paligjshme në malin e Gramozit/ Kapen 3 persona, sekuestrohet arma e gjahut

13 Nëntor 2025 | 16:04

Shërbimet e Policisë Kufitare Shtikë kanë parandaluar një rast të gjuetisë së paligjshme në malin e Gramozit, në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme për mbrojtjen e faunës dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme.

Gjatë patrullimeve në terren, efektivët e policisë kanë kapur në flagrancë tre shtetas, të cilët posedonin një armë gjahu me të cilën dyshohet se do të kryenin gjueti të paligjshme.

Arma e gjahut është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj personave të përfshirë po vijojnë veprimet e mëtejshme procedurale.

Policia Kufitare thekson se kontrollet në zonat malore do të vijojnë me intensitet të lartë, me qëllim parandalimin e rasteve të ngjashme dhe mbrojtjen e mjedisit natyror.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku, i cili mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kirit të...
13:53 | 12/07/2026

Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar operacionin policor të koduar “FAST”, në kuadër të të cilit është lokalizuar dhe arrestuar në Tiranë një...
13:36 | 12/07/2026

72-vjeçarja me demencë humb kontaktet me familjen në Vlorë, apel për ta gjetur

Familjarët e një 72-vjeçareje nga Vlora kanë bërë apel për ndihmë për gjetjen e saj, pasi prej disa orësh kanë humbur kontaktet me të. Sipas...
12:55 | 12/07/2026