“Korça rezervohet për festat e fundvitit”, operatorët turistikë: Kërkesa të larta

13 Nëntor 2025 | 18:13

Të gjitha rezervimet për festat e fundvitit në Korçë janë mbyllur sipas operatorëve turistikë.

Ata raportojnë se kërkesat në sektorin e hoteleri-turizmit, që kanë nisur që prej muajit tetor, u plotësuan shpejt për shkak të interesit të lartë për juglindjen.

“Ne i kemi mbyllur gjithë rezervimet për fundvit, duke filluar nga festat e nëntorit, si dhe për Vitin e Ri e Krishtlindjet. I gjithë hoteli me kapacitet prej 35 dhomash është i rezervuar. Pjesa më e madhe janë turistë vendas, por ka edhe të huaj,” thotë Maria Vani, menaxhere.

“Datat festive po afrojnë dhe kërkesat kanë qenë të larta nga turistët vendas e nga rajoni. Rezervimet kanë nisur që prej muajit tetor dhe muaji nëntor ka pasur interes shumë të lartë. Këto data janë të ezauruara për ne, mirëpresim gjithë turistët. Pjesa më e madhe është nga tregu vendas, por nuk mungojnë as turistët e huaj,” thotë Klaus Pronjari, menaxher.

Bashkia e qytetit të Korçës ka planifikuar një kalendar festiv, me aktivitete kulturore dhe koncerte të ndryshme në pedonale, Pazarin e Vjetër, si dhe në fshatrat turistike të Voskopojës, Dardhës dhe Boboshticës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026