Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK

13 Nëntor 2025 | 18:07

Nënkryetari aktual i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka shpallur sot zyrtarisht kandidaturën e tij për postin e kryetarit të partisë.

Në një postim në Facebook, Hamza shkroi se vendimi i tij buron nga “besimi në të ardhmen e PDK-së dhe nevoja për unitet, reformë dhe rikthim të partisë si forca kryesore politike në vend”.

“PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në Kosovë. Nga lufta për liri deri te shtetndërtimi e integrimi, partia jonë ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e vendit,” u shpreh Hamza.

Ai falënderoi themeluesit e partisë — Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin — duke u shprehur me shpresë se “së shpejti do të jenë sërish mes nesh”. Hamza gjithashtu vlerësoi punën e ish-kryetarëve Enver Hoxhaj dhe Memli Krasniqi, për “udhëheqjen me dinjitet në kohë sfidash”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shoqërimin e disa serbëve dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë manifestimeve për “Vidovdan”.  Policia bën...
19:30 | 28/06/2026

Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje

Një aksidenti i trefishtë është regjistruar këtë të diele në aksin Gjakovë-Prizren, në fshatin Rogovë. Policia bën me dije se nga ku aksident janë plagosur...
16:30 | 28/06/2026

Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë

Pas arrestimit të disa serbëve në Gazimestan kanë reaguar Lista Serbe dhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. “Për këtë veprim, të cilin e...
16:07 | 28/06/2026