Protestuesit indigjenë bllokojnë hyrjen në konferencën e OKB-së për klimën (VIDEO)

14 Nëntor 2025 | 15:21

Dhjetëra protestues indigjenë bllokuan hyrjen e objektit ku po mbahet samiti i klimës COP30. Kjo protestë detyroi disa delegatë të futeshin nga një hyrje anësore për të rifilluar negociatat mbi trajtimin e ndryshimeve klimatike.

Protesta paqësore shkaktoi rritje sigurisë dhe radhë të gjata delegatësh që prisnin të hynin në kompleks në qytetin e Belemit në Amazonë.

Protestuesit po kërkojnë që qeveria braziliane të ndalojë të gjitha projektet qeveritare në Amazonë, duke përfshirë minierat e metaleve, prerjet e pyjeve, shpimet e naftës dhe ndërtimin e linjave të reja hekurudhore për transportimin e produkteve minerale dhe bujqësore.

Të martën, më 11 nëntor, dhjetëra protestues indigjenë arritën të hynin në vendin e COP30 dhe u përleshën me rojet e sigurisë në hyrje. Më vonë ata mbrojtën veprimet e tyre, duke thënë se donin të tregonin dëshpërimin e tyre në luftën e tyre për të mbrojtur pyjet.

Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva ka thënë se komunitetet indigjene kanë një rol vendimtar në negociatat e COP30 të këtij viti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026