Largimi i parakohshëm nga Real Madrid, Perez i përgjigjet mediave

15 Nëntor 2025 | 19:36

Gjatë së premtes një lajm për dorëheqjen e presidentit të Real Madrid Fiorentino Perez qarkulloi në media, por duket se asgjë nuk është ashtu si është përfolur.

Ka qenë vetë numri 1 i “Los Blancos” që ka dekaruar se nuk do të ketë asnjë largim të parakohshëm, por do të respektojë deri në fund mandatin si president i 15 herë fituesve të Champions League. Kontrata e tij përfundon në vitin 2028 dhe vetë Perez konfirmoi se ndoshta ai është momenti që do të japë fund rrugëtimit në krye të ekipit.

Mbi të gjitha do të respektojë kontratën deri në fund, si një shenjë mirënjohje ndaj ekipit spanjoll. Krahu i djathtë i Perez, Anas Laghrari po ashtu pohoi se e ka të pamundur të zëvëndësojë 78-vjeçarin në këtë moment, duke kërkuar më tepër kohë për të qenë gati. Perez padyshim është një ndër presidentët më të famshëm në botë, duke fituar gjithçka me Realin e Madridit këtë shekull.

Perez e nisi rrugëtimin në krye të “Los Blancos” në vitin 2000 dhe që nga ai moment skuadra ka njohur vetëm rrijte. Vendimet e tij kanë qenë të jashtëzakonshme duke afruar lojtarë të klasit botëror, mes tyre dhe Cristiano Ronaldo, fitues 5 herë i topit të artë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026