Protesta për ish-krerët e UÇK, reagon Ali Ahmeti: Po gjykohen mbi shpifjet e Serbisë

16 Nëntor 2025 | 10:45

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestojnë sot nga ora 13:00 para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen padrejtësisht në Hagë.

Lidhur me këtë protestë ka reaguar kreu i BDI në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti i cili përmes një postimi në faqen e vet në Facebook e cilëson procesin ndaj ish-krerëve të UÇK si një proces të bazuar mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia.

“Sot me mendje e me zemër jam pranë bashkëkombësve që do të protestojnë në Strasburg, aty ku filloi padrejtësia e madhe ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Kjo gjykatë nuk po gjykon mbi atë për të cilën u themelua, por po gjykon mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia.

Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi dhe të tjerët janë aleatë të dhe vendin e kanë në Kosovë.

Pafajësia e tyre u konfirmua nga miqtë tanë amerikan e europian në Hagë, prandaj, lironi djemtë tanë!

Padrejtësia duhet të merr fund menjëherë, i gjithë populli shqiptar është në këmbë për drejtësi për shenjtërinë e luftës sonë çlirimtar”, shkruan Ali Ahmeti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026