Grabitet dyqani luksoz në qendër të Romës, autorët thyen xhamin me makinë

17 Nëntor 2025 | 17:15

Një grabitje është regjistruar këtë të hënë në një dyqan Louis Vuitton në qendër të Romës, në kryqëzimin e rrugëve Mario dei Fiori dhe Condotti. Tre burra, me fytyrë të mbuluar mbërritën në vendngjarje me një automjet.

Ata e përplasën makinën në dritaren prej xhami të dyqanit luksoz , duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke hapur një kalim në brendësi të tij. Ata vodhën rreth 80 artikuj, kryesisht çanta dore dhe aksesorë të tjerë me vlerë të lartë.

Shuma totale e dëmit nuk është llogaritur ende, por vlerësimet fillestare tregojnë se mund të vlejë qindra mijëra euro. Autoritetet po shqyrtojnë pamjet filmike nga kamerat e sigurisë, si në dyqan ashtu edhe në bizneset fqinje, me qëllim identifikimin e autorëve dhe rrugën e tyre të arratisjes pas vjedhjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026