Paralajmëron ministri gjerman: Rusia mund të kërcënojë NATO-n që në vitin 2028

17 Nëntor 2025 | 17:46

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka dhënë një paralajmërim të fortë në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), duke deklaruar se kapacitetet ushtarake të Rusisë mund të rikthehen në nivele kërcënuese më herët nga sa pritej.
Sipas tij, vlerësimet e ekspertëve dhe shërbimeve të inteligjencës tregojnë se “Rusia mund të jetë e aftë të kërcënojë një shtet anëtar të NATO-s në lindje që nga viti 2029”, por tashmë disa analiza e parashikojnë këtë afat në 2028.

“Ka nga ata që thonë se një skenar i tillë është i mundur edhe një vit më herët”, thekson Pistorius për FAZ-in, duke shtuar se disa historianë ushtarakë madje besojnë se “ne mund të kemi pasur tashmë verën tonë të fundit në paqe”.

Në intervistë, ministri nënvizon se pavarësisht vlerësimeve alarmuese, NATO mbetet e aftë të mbrohet.

“Nuk duhet të krijojmë përshtypjen se NATO nuk mund të mbrojë veten. Ajo mundet. Ka një potencial të konsiderueshëm parandalues, si konvencional ashtu edhe bërthamor”, deklaron ai, duke theksuar se garancia e sigurisë së aleancës është ende solide.
Megjithatë, Pistorius pranon se vendet perëndimore duhet të shpejtojnë ritmet e modernizimit dhe të investojnë më shumë në ushtri.

Ai rikujton se Forcat e Armatosura Gjermane janë të “gatshme për luftim”, por shton: “Po, ne kemi nevojë t’i pajisim ato edhe më mirë”.

Intervista prek gjithashtu sfidat e brendshme të modernizimit të Bundeswehr-it, përfshirë infrastrukturën, personelin dhe vonesat historike në furnizimin me pajisje.

Pistorius thekson se Gjermania ka hyrë në një fazë të re të politikës së mbrojtjes, e cila kërkon vendime të shpejta dhe investime të qëndrueshme përballë kërcënimit rus.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve

Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të enjten se ka hequr disa sanksione dhe do të lejojë të gjitha transaksionet me Venezuelën lidhur me përpjekjet për ndihmë pas...
10:24 | 26/06/2026

Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm

Të paktën 55 persona u mbytën në Francë, ndërsa përpiqeshin të freskoheshin nga nxehtësia rekord, tha Ministrja e Sportit Marina Ferrari për transmetuesin Franceinfo. Qeveria...
10:14 | 26/06/2026

TikTok dhe YouTube çaktivizojnë 4.7 milionë llogari fëmijësh në Indonezi pas kufizimeve të qeverisë

Kompanitë e mediave sociale TikTok dhe YouTube kanë çaktivizuar gjithsej rreth 4.7 milionë llogari që u përkisnin fëmijëve nën moshën 16 vjeç në Indonezi, tha...
10:02 | 26/06/2026