Europa kërkon partnerë të rinj
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin qipriot, Nikos Christodoulides, kancelari gjerman Freidrich Merz ka nënvizuar nevojën e madhe të partneritetit strategjik me Turqinë, në dritën e ndryshimeve në mjedisin gjeopolitik.
“Turqia luan një rol kritik. Kam theksuar nevojë për një bashkëpunim më të ngushtë me Turqinë në dritën e situatës gjeopolitike…Jam gati së bashku me stafin tim, të marr përsipër këtë detyrë për të siguruar që ndarja e ishullit të tejkalohet hap pas hapi në të paktën disa zona”, ka thënë ai.
Në vazhdën e një kohe që e ka vënë analizën gjeopolitike në plan të parë, qëndrimi i Merz reflekton një vonesë gati historike. Turqia ka qenë aty me një kerkesë për t’u integruar në Europë prej dekadash, por ajo është shpërfillur. Ca për paragjykim, ca për fobi, ca për arrogancë dhe ca për mungesë vizioni.
Gjeopolitikën e Merz sot e dikton nevoja, ankthi i rënies nga lista e vendeve që kanë me të vërtetë peshë në një botë në ndryshim dhe në të cilën aksi i pushtetit po zhvendoset. Në këtë kuptim qasja europiane dhe gjermane ndaj realiteteve të reja është reaktive dhe jo aktive; ajo nuk është iniciativë, por reagim dhe kjo e bën Europën subjekt të lojës së tjetërkujt.
I gjithë sistemi i pretenduar për parashikime, për studime, analiza dhe jetëgjatësi në politikat e ndjekura, vjen e katandiset në një lypje pa skrupull duke na dëshmuar se demokracitë perëndimore kanë qenë në fakt sistemet burokratike të inercisë dhe status quosë. Ndaj edhe dështimi është përfundim logjik.
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Turqi në korrik
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 22:28 Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 22:21 Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 22:17 Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
- 22:14 Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 21:50 Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”