Nis punën komisioni për reformën zgjedhore, Gjiknuri: Ekspertizë nga Venecia

18 Nëntor 2025 | 13:10

Komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore ka mbajtur të martën mbledhjen e parë nën drejtimin e dy bashkëkryetarëve Damian Gjiknuri nga PS dhe Oerd Bylykbashi nga PD.

Në fjalën e tij, socialisti Damian theksoi se adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet do të jetë thelbi i këtij komisioni, për të cilën do të kërkohet edhe asistenca e komisionit të Venecias.

“Do t’i drejtohemi ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias për vënien në dispozicion të ekspertizës. Më e ndershme është të niset me ato probleme të patrajtuara e që nuk kanë ngarkesë politike, siç ka qenë ligji për financimin e partive politike, jashtë fushatave zgjedhore”, tha Gjiknuri.

Bashkëkryetari demokrat i komisionit, Oerd Bylykbashi theksoi nevojën e adresimit të rekomandimeve të OSBE-ODIHR ndërsa nënvijëzoi se nevojitet reformë zgjedhore pas çdo palë zgjedhjesh.

“Tentativa e fundit për reformë ishte ajo e vitit 2020 që preku Kodin Zgjedhor e në fund fare u përmbys me një ndryshim të njëanshëm në Kushtetutë. Reforma e fundit konsensuale ishte ajo e vitit 2012 e që atëherë nuk ka pasur më. Keqqeverisja dhe krimi i organizuar në formë masive, ky komision duhet të ketë një qasje të pakufizuar dhe duke hyrë thellë në të gjitha tematikat”, deklaroi Bylykbashi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026