Orban: Të mbështesësh Ukrainën është si t’i dërgosh një kuti me vodka një alkoolisti

18 Nëntor 2025 | 13:12

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka kritikuar propozimet e Komisionit Evropian për t’i ofruar Ukrainës mbështetje financiare vitin e ardhshëm, duke thënë se kjo do të ishte si “t’i dërgonin një arkë me vodka një alkoolisti”.

Në një mesazh të postuar në platformën e mediave sociale X, Orban tha se kishte marrë një letër nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të hënën, e cila përshkruan mënyrat se si shtetet anëtare mund t’i japin më shumë para Kievit pa siguruar kontrolle të mjaftueshme financiare mbi mënyrën se si shpenzohen ato.

Sakaq, kryeministri iu referua skandali të kohëve të fundit të korrupsioni në Ukrainë, në të cilin hetuesit pretendojnë se disa nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Presidentit Zelenskyt, përfshirë ish-partnerin e biznesit Timur Mindich, ishin të përfshirë në organizimin e rreth 100 milionë dollarëve në ryshfete nga kontratat e lidhura me kompaninë shtetërore të energjisë bërthamore.

“Në një kohë kur është bërë e qartë se një mafi lufte po përvetëson paratë e taksapaguesve evropianë, në vend që të kërkojë mbikëqyrje të vërtetë ose të pezullojë pagesat, Presidenti i Komisionit sugjeron që të dërgojmë edhe më shumë”, tha Orbán.

“E gjithë kjo çështje është pak si të përpiqesh të ndihmosh një alkoolik duke i dërguar një tjetër kuti vodka. Hungaria nuk e ka humbur logjikën e shëndoshë”, shtoi Orbán në postimin e tij X, duke iu referuar mundësisë së dërgimit të më shumë mbështetjes financiare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026