Eminem padit kompaninë australiane Swim Shady për ngjashmëri me Slim Shady
Reperi amerikan, Eminem, ka ndërmarrë veprime ligjore kundër një kompanie australiane të veshjeve të plazhit, të quajtur Swim Shady, duke thënë se emri i saj është shumë i ngjashëm me pseudonimin e tij, Slim Shady.
Në shtator, Eminem paraqiti një peticion në Zyrën Amerikane të Markave, duke kërkuar anulimin e markës tregtare të kompanisë.
Sipas ligjit amerikan, kompania duhet të përgjigjet ndaj peticionit deri javën e ardhshme.
Avokatët e reperit akuzojnë markën me bazë në Sydney se ka krijuar ngjashmëri të rreme me Eminem.
Reperi 53-vjeçar u bë i famshëm në vitin 2000 me publikimin e hitit “The Real Slim Shady”, këngë që i solli edhe një çmim Grammy për performancën më të mirë solo në zhanrin rep.
Sipas rregullatorit të bizneseve në Australi, kompania u regjistrua në shtator të vitit 2023, fillimisht me emrin Slim Shade, dhe shet çadra portative plazhi, çanta dhe aksesorë të tjerë për plazh.
Më herët këtë vit, marka aplikoi për mbrojtje tregtare në SHBA, dhe kjo u miratua. Pak kohë më pas, ekipi ligjor i reperit paraqiti peticion për anulimin e saj.
Dokumentet gjyqësore tregojnë se Eminem kishte regjistruar markën Slim Shady në vitin 1999, në kohën e publikimit të albumit me të njëjtin emër.
Avokatët e tij theksojnë se emri është bërë i famshëm dhe lidhet ekskluzivisht me karrierën muzikore të reperit.
Festivali Kombëtar i Sazeve rikthen tingujt e traditës në Kolonjë
Celine Dion rikthehet pas periudhës së vështirë, projekti i ri ngjall interes global
Ben Blushi shpallet “Autori iVitit” në Panairin e Librit nëPrishtinë
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet