Publikohet formacioni i Kosovës për sfidën ndaj Zvicrës
Është publikuar formacioni zyrtar me të cilin Kosova do të paraqitet në fushën e blertë sonte ndaj Zvicrës.
Në portën Dardanë rikthehet portieri Aro Muriç, ndërsa në mbrojtje do të mungojë Albian Hajdari, i cili ka karton dhe trajneri Franco Foda nuk ka dashur ta rrezikojë, për ta humbur në ndeshjen e “play-off”-it.
Formacioni startues i Dardanëve ndaj Zvicrës!

Dardanët do t’i presin Helvetikët në stadiumin Fadil Vokrri, me fillim nga ora 20:45, në ndeshjen ku vetëm fitorja me diferencë prej gjashtë golave do të na kualifikojë nga pozita e parë, në të kundërt mbesim në “play-off” nga vendi i dytë.
Për këtë ndeshje tashmë UEFA ka caktuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë dhe ata janë italianët e njohur.
Davide Massa do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes, ndërsa asistentët e tij do të jenë Filippo Meli dhe Stefano Alassio.
Gjyqtar i katërt është caktuar Daniele Chiffi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta