“Kosova luan për 3 pikët ndaj Zvicrës”, Foda: Do të luftojmë
Pasi siguroi Play-Off pak ditë më parë, Kosova është e qetë dhe do të përballet mbrëmjen e së martës, në orën 20:45, me Zvicrën në shtëpi.
Dardanëve u duhet një fitore me rezultat të thellë për të marrë kreun e grupit, gjë që sipas trajnerit Franco Foda ka pak shanse të ndodhë, megjithatë ekipi synon të marrë 3 pikët.
“U kam thënë lojtarëve se gjëja më e rëndësishme është të luajmë mirë. Në Zvicër nuk e kemi treguar fytyrën tonë të vërtetë dhe për këtë arsye do të bëjmë gjithçka për të fituar në shtëpi. Në teori shumë gjëra janë të mundshme, por në realitet Zvicra ka luajtur në mënyrë konstante gjatë këtyre kualifikueseve dhe për këtë arsye të përmbysësh me rezultat 6-0 është e pamundur”, tha trajneri i Kosovës, Franco Foda.
I pranishëm në konferencë ishte edhe mbrojtësi i Hoffenheim, Albian Hajdari, i cili analizoi duelin.
“Besoj se çdo lojë është e rëndësishme si të tjerat. Kemi ecuri të mirë, përveç Zvicrës që na mundi, megjithatë kemi fituar ose kemi marrë një pikë në sfidat e tjera. Ndaj Zvicrës hyjmë për fitore, për 3 pikë, sepse lojën e fundit shkruajtëm historinë, por synojmë të marrim maksimumin e pikëve”, tha Albian Hajdari.
Kosova renditet në vendin e dytë në grup me 10 pikë, 3 më pak se Zvicra kryesuese ndërsa përballja e parë mes tyre në këto kualifikuese përfundoi me fitoren 4-0 të helvetëve.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë