Gazetari: Informatorë me maska silikoni në aeroport, sinjalizuan lëvizjet e Danit
Gazetari Eni Ferhati ka zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur në Rinas, ku mbeti i vrarë 47-vjeçari Gilmando Dani dhe u plagos 40-vjeçari Mustafa Sheqri, i cili ndërroi jetë disa ditë më pas në spital si pasojë e plagëve.
Duke folur “Now me Erla Mëhillin”, Ferhati tha se informatorët që kanë qenë në ambientet e aeroportit dhe që kanë sinjalizuar ekzekutorët për lëvizjet e shënjestrave, kanë përdorur maska silikoni për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë.
“Në lidhje me personat që kanë ndihmuar autorët për të qenë preçiz në kryerjen e misionit, informatorët kanë qenë me maska silikoni. Nuk ka kamera inteligjente që mund t’i identifikojë. Në pjesën e terminalit apo të parkingut ata shfaqen me imazhin e një personi që s’ka lidhje me personin që ësht në të vërtetë. Kamera inteligjente nuk na i zbardhën dot gjithmonë ngjarjet”, deklaroi Ferhati.
Ai sqaroi se nuk janë atentatorët ata që kanë përdorur maska silikoni, por informatorët që kanë operuar brenda ambienteve të aeroportit për të sinjalizuar momentin e lëvizjes së Danit dhe Sheqrit.
“Atentatorët nuk kishin maska silikoni, por po flas për informatorët të cilët kanë qenë brenda ambienteve të aeroporit, si përshembull parkingu”, theksoi ai.
Gjatë deklaratave në emisionin gazetari tha se janë ezauruar të gjitha procedurat ligjore në lidhje me projektin “Smart City”, i cili parashikon vendosjen e kamerave me rezolucion të lartë.
“Janë ezauruar të gjitha procedurat ligjore. Fondet janë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, projekti ka kaluar dhe do të vendosen kamerat inteligjente. Megjithatë, kjo nuk mund të garantojë zbardhjen e ngjarjeve. Por edhe teknologjia më moderne nuk mund të kapë gjithçka nëse autorët përdorin metoda të sofistikuara shmangieje”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet