“Mund të jenë përdorur maska plastike”, gazetari: Atentatorit iu bllokua arma por…

11 Nëntor 2025 | 21:42

Gazetari Eni Ferhati solli detaje të reja në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, në lidhje me atentatin ku mbeti i vrarë 47-vjeçari Gilmando Dani, mik i Emiljano Shullazit, ndërsa u plagos drejtuesi i mjetit, Muçi Shaljan (Sheqeri).

Ferhati tha se atentati është fiksuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa u shpreh se njërit prej autorëve i është bllokuar njëra armë ndërsa ndihmësi i ka dhënë menjëherë një armë tjetër.

Gazetaru tha se se ekziston mundësia që personat e përfshirë në atentat të kenë qenë të maskuar me maska plastike njerëzore, për të fshehur identitetin e tyre.

“Kam disa informacione se njëra prej armëve të atentatorëve duket sikur bllokohet, dhe kjo zgjat rreth 30 sekonda. Të tre personat kanë qenë të maskuar, nuk di nëse me maska të zakonshme apo me ato plastike që të japin një tjetër pamje. Në momentin që i bllokohet arma, i vjen menjëherë në ndihmë një person tjetër nga radhët e atentatorëve. Kjo ka qenë një togë pushkatimi, diçka frikshme, dhe për të qenë të sigurt për qëllimin e tyre, sipas kamerave të sigurisë, një prej atentatorëve me armë të shkurtër ka lëvizur në krahun e pasagjerit. Pra, informacioni ka qenë i saktë, personi që përdor armën e shkurtër, që qëllon mbi Gilmando Danin, mund të kishte qëlluar edhe shoferin, por nuk ka qenë ky qëllimi. Plumbat janë fokusuar pikërisht te Dani”, tha gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026