Rusët bien dakord të shesin aksionet të tyre në Industrinë e Naftës së Serbisë

19 Nëntor 2025 | 18:02

Aksionarët rusë kanë rënë dakord të shesin pjesën e tyre prej 56.15 për qind në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), ka bërë të ditur ministrja e Minierave dhe Energjisë, Dubravka Gjedorviq Handanoviq, sipas raportimeve të mediave.

NIS ndodhet nën sanksione amerikane që nga 9 tetori, për shkak të shumicës së pronësisë ruse, çka ka vënë kompaninë nën presion të tregut dhe ka ngritur shqetësime për furnizimin energjetik të Serbisë.

Ministrja tha se pala e tretë që po negocion për blerjen e aksioneve nuk bëhet ende publike, duke theksuar se procesi është në fazë konfidenciale.

“Bëhet fjalë për negociata biznesi mes kompanive serioze. Derisa të përfundojnë bisedimet, ose të ketë pajtim për detajet kryesore, nuk është e përgjegjshme të flasim për emra,” u shpreh Handanoviq.

Ajo theksoi se prioriteti i qeverisë serbe është funksionimi i pandërprerë i rafinerisë dhe sigurimi sa më i shpejtë i furnizimit me naftë të papërpunuar.

Më herët, NIS i ishte drejtuar administratës amerikane për një licencë të posaçme, e cila do t’i mundësonte vazhdimin e operimeve deri në përfundimin e negociatave për ndryshimin e strukturës së pronësisë. Autoritetet serbe mbeten në pritje të zgjidhjes që do të shmangte pasojat e sanksioneve dhe do të garantonte stabilitet energjetik në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026