Forcat e Policisë së Vlorës mbërrijnë në Novoselë për sigurinë e banorëve
Përveç strukturave të emergjencave civile dhe autoriteteve vendore, në Novoselë kanë mbërritur edhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Vlorës, të kryesuar nga drejtori Elidon Çela.
Bashkë me grupin “Shqiponjat”, forcat e rendit po patrullojnë në terren për të monitoruar situatën dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
Policia ka vendosur kontroll të shtuar përgjatë zonave me risk, veçanërisht pranë lumit dhe urës, ku niveli i ujit paraqet rrezik. Efektivët po u bëjnë thirrje banorëve të mos afrohen në këto pika të rrezikshme dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve.
Drejtori Çela ka deklaruar se prania e policisë ka për qëllim parandalimin e incidenteve dhe mbarëvajtjen e punës së ekipeve të emergjencave që po monitorojnë prurjet dhe argjinaturat.
Forcat e rendit do të qëndrojnë në terren gjatë gjithë natës, ndërsa situata në qarkun e Vlorës vijon të jetë nën vëzhgim të vazhdueshëm nga të gjitha institucionet.
Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura